Site icon Telegrafi

Shefi i spiunazhit të Norvegjisë sheh më shumë gjasa që Rusia të tentojë “të sabotojë” infrastrukturën e saj

Kreu i shërbimit të huaj të inteligjencës norvegjeze beson se Rusia ka më shumë gjasa të përpiqet të sabotojë infrastrukturën e saj, si nafta dhe gazi, sesa një vit më parë.

“Niveli i rrezikut ka ndryshuar”, citohet të ketë thënë zëvendësadmirali Nils Andreas Stensoenes, kreu i Shërbimit të Inteligjencës Norvegjeze (NIS), shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ne besojmë se sabotimi është më i mundshëm dhe ne shohim akte sabotimi që po ndodhin në Evropë tani që tregojnë se ata (rusët) kanë lëvizur në atë aspekt”.

Norvegjia është ofruesi më i madh i gazit në Evropë dhe një eksportues i madh i naftës së papërpunuar. /Telegrafi/

Exit mobile version