BMW po punon shumë në lidhje me motorët elektrikë dhe ka besim se mbretërimi i Tesla-s mbi tregun e automjeteve elektrike ka përfunduar.
Për shumë vite, Tesla ka udhëhequr tregun në hapësirën e EV dhe vazhdon t’i mund të gjithë rivalët e saj.
Por këtë vit, BMW synon të shesë 200,000 EV, dyfishi i numrit të dorëzuar vitin e kaluar, dhe të gjitha pjesë e një plani që të paktën 50 për qind e automjeteve të saj të jenë plotësisht elektrike deri në vitin 2030, përcjell Telegrafi.
Duke folur me Auto News në një ngjarje shtypi në Nju Jork, shefi i shitjeve të BMW Group, Pieter Nota pranoi se Tesla “kishte një pikë unike shitjeje për disa kohë”, por thotë “kjo ka mbaruar”.
Sidoqoftë, të dhënat e regjistrimit në SHBA zbulojnë se BMW duhet t’i përgjigjet kërcënimit të Tesla-s dhe duhet ta bëjë këtë shpejt.
Pas një gare shitjesh për “kurorën e autoprodhuesit luksoz” vitin e kaluar midis Tesla dhe BMW, është prodhuesi elektrik që ka pasur fillimin më të fortë të vitit 2022 me 71,250 regjistrime të automjeteve të reja në dy muajt e parë të vitit krahasuar me 54,210 regjistrimet për BMW.
Dhe për ta ndihmuar atë të rivalizojë Tesla-n, BMW ka lansuar i4 dhe iX në vend këtë vit dhe së shpejti do të nxjerrë edhe i7.
Veç këtyre, në vitin 2023, gama e automjeteve EV të BMW-së do të rritet më tej me prezantimin e një Serie 5 elektrike dhe një Mini Countryman elektrik.
“Ne do ta shtyjmë kompaninë në kufijtë e aftësisë së prodhimit”, shtoi shefi ekzekutiv Oliver Zipse. “Kërkesa do të jetë në rritje. Ne e shohim tashmë këtë me iX, me i4”. /Telegrafi/