Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, së bashku me kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizi, kanë vizituar gjatë ditës fshatin Gojbulë të kësaj komune, i cili është i banuar me shumicë serbe.
Për vizitën Szunyog ka njoftuar përmes një cicërime në Twitter, ku ka shkruar se para pandemisë incidentet ndër-etnike në Vushtrri kanë qenë të rralla, por tani sipas tij, janë shtuar.
“Gjatë qëndrimit në Vushtrri së bashku me kryetarin Idrizi vizitova fshatin Gojbulë për të biseduar me popullatën serbe të Kosovës”.
“Incidentet ndër-etnike kanë qenë të rralla në Vushtrri deri në pandemi, por janë shtuar që nga atëherë dhe duhet të adresohen. BE-ja qëndron për të drejta të barabarta”, ka shkruar ai. /Telegrafi/
While in Vushtrri/Vučitrn, together w/Mayor Idrizi, I visited Gojbulja/Gojbulë village to talk to the local Kosovo Serb population.
Inter-ethnic incidents were rare in Vushtrri/Vučitrn until the pandemic, but have since intensified&must be addressed.
The??stands 4 equal rights! pic.twitter.com/XDPKnZYNeU— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) May 31, 2022