Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian ka mirëpritur marrëveshjen e grurit të arritur midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Marrëveshja e sotme e Stambollit është një hap në drejtimin e duhur. Ne bëjmë thirrje për zbatimin e saj të shpejtë”, shkroi Josep Borrell në Twitter, transmeton Telegrafi.
Ai shtoi se blloku mbeti i “angazhuar” për të ndihmuar Ukrainën të sjellë “sa më shumë të jetë e mundur nga gruri i saj në tregjet globale”.
Në një deklaratë më të plotë të publikuar në internet, Borrell akuzoi gjithashtu Moskën se “ka rrezikuar sigurinë ushqimore për miliona njerëz në mbarë botën”.
“Marrëveshja aktuale ofron një mundësi për të filluar kthimin e këtij kursi negativ”, tha ai. /Telegrafi/
The agreements signed by Ukraine, Russia, Turkey & @UN are a critical step in overcoming the global food insecurity caused by Russia‘s aggression against Ukraine.
EU remains committed to help #Ukraine bring as much of its grain into global markets as possible.
Full Statement: https://t.co/fAC3vuh7nY
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) July 22, 2022