Shefi i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh thotë se çdo plan për Gazën e pasluftës që nuk përfshin grupin e tij është vetëm një “iluzion”.
“Çdo marrëveshje në Gaza ose për çështjen palestineze pa përfshirjen e Hamasit ose fraksioneve të rezistencës është vetëm një mashtrim”, tha ai.
Zyrtari palestinez thotë se është i hapur për bisedimet që do t’i japin fund luftës dhe për “rregullimin e ‘shtëpisë’ palestineze si në Bregun Perëndimor ashtu edhe në Rripin e Gazës”, raporton thetimesofisrael.
Ai thotë se Hamasi është gati për bisedime që mund të dërgojnë në një “rrugë politike që siguron të drejtën e popullit palestinez për shtetin e tyre të pavarur me Jerusalemin si kryeqytet”.
Haniyeh nuk tregon nëse duhet të ekzistojë ndonjë shtet izraelit përkrah atij palestinez.
Ndryshe, Izraeli ka nisur ofensivën ndaj militantëve të Hamasit, pasi këta të fundit kryen një sulm terrorist në territoret izraelite. /Telegrafi/