Site icon Telegrafi

Shefi i policisë viziton policin që u plagos në Prishtinë

U.d. Drejtori i Përgjithshëm, Samedin Mehmeti, sot në mëngjes vizitoi stacionin policor Jugu në Prishtinë, ku u takua me zyrtarë të këtij stacioni si dhe zyrtarin e plagosur gjatë ballafaqimit me të dyshuarit në rastin e grabitjes në tentativë në Veternik të Prishtinës.

Gjatë bashkëbisedimit drejtori Mehmeti përgëzoi zyrtarët policorë për guximin dhe profesionalizmin e treguar, ndërsa zyrtarit të plagosur i uroi shërim sa më të shpejtë.

Po ashtu U.d. Drejtori i Përgjithshëm vizitoi edhe vendin e ngjarjes së incidentit.

Ndryshe, grabitja e armatosur ka ndodhur rreth orës 05:30 në një nga qendrat tregtare në lagjen “Veternik” në Prishtinë, ndërsa për t’iu shmangur kapjes nga policia të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor.

Sulmin ndaj policit e kanë dënuar krerët e shtetit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version