Telegrafi

Shefi i NATO-s do të takohet me Orban në një vizitë “të befasishme” në Hungari

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojë kryeqytetin hungarez të mërkurën për të takuar kryeministrin e vendit Viktor Orban, një vizitë të cilën mediat po e vlerësojnë si “të befasishme”.

“Është pjesë e punës sime si sekretar i përgjithshëm të takojë liderët e vendeve të NATO-s për t’u siguruar që kemi një marrëveshje”, shpjegoi Stoltenberg në Riga në një konferencë shtypi të Samitit B9.

“Unë pres që të gjithë aleatët të japin OK për të forcuar koordinimin e ndihmës në Kiev dhe të miratojnë mbështetjen financiare”, përfundoi Stoltenberg.

Liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp të mërkurën, thuhet në njoftimin për shtyp nga aleanca.

Në një konferencë të përbashkët shtypi në kryeqytetin e Letonisë, Stoltenberg vlerësoi vendin baltik për “udhëheqjen me shembull” duke ndarë 2% të BPV-së për portofolin e tij të mbrojtjes – që pritet të rritet në 3% deri në vitin 2027 – dhe përpjekjet e tij ushtarake në mbështetje të ushtarëve ukrainas.

Letonia gjithashtu ofron mbështetje të fuqishme ushtarake për Ukrainën, shtoi Stoltenberg. /Telegrafi/