Telegrafi

Shefi i La Ligas i bën thirrje Laportas të largohet nga posti i presidentit të Barcës për skandalin e pagesave të gjyqtarëve

(Foto: Getty)

Shefi i La Ligas, Javier Tebas, ka insistuar që presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, duhet të japë dorëheqje nëse nuk mund ta shpjegojë skandalin financiar të klubit.

Barcelona është akuzuar se i ka paguar më shumë se 1.5 milion euro një kompanie në pronësi të ish-zëvendëspresidentit të arbitrave në Spanjë në periudhën 2016-2018.

Lexo po ashtu Laporta flet për skandalin që Barcelona pagoi mbi 1 milion euro ish-zëvendëspresidentin në Komitetin Teknik të Gjyqtarëve

Kreu i ligës spanjolle e ka kritikuar sjelljen e krerëve të Blaugranëve, megjithëse La Liga nuk mund ta hetojë ligjërisht klubin për shkak të rregullave të futbollit spanjoll.

Megjithatë, gjatë një evenimentit të hënën, Tebas – i njohur si një kritik i zëshëm i Barcelonës – ka thënë se Laporta duhet të japë dorëheqje nëse nuk është në gjendje t’i shpjegojë 33 pagesat e klubit të bëra për Jose Maria Enriquez Negreira.

Lexo po ashtu Si po kalon Barcelona nga skandali në skandal

“Nëse (Laporta) nuk shpjegon pse është paguar, unë mendoj se ai do të duhet të japë dorëheqjen”, citon Sport fjalët e shefit të La Ligas.

Ai ka thënë gjithashtu se skandali i Barcelonës është më i rëndë se keqbërjet financiare të Juventusit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Del në pah skandali i Barcelonës: Ka paguar për tri vite radhazi ish-zëvendëspresidentin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve