Shefi ekzekutiv i JPMorgan, Jamie Dimon ka paralajmëruar se është ende herët po për shpallë fitoren kundër inflacionit.
Reagimi i Dimonit erdhi pasi zyrtarët e Rezervës Federale (FED) thanë se ka rritje të normave.
Në lidhje me inflacionin, ai është shprehur se “njerëzit duhet të marrin frymë thellë para se të shpallin fitoren”.
“Është krejtësisht e arsyeshme që FED të shkojë në 5 për qind dhe të presë pak”, ka theksuar ai.
Ai ka paralajmëruar se rregullimi më i rreptë i tarifave të kartave të kreditit mund t’i shtyjë huadhënësit të japin më pak kredi.
Presidenti amerikan Joe Biden, në fjalimin e tij në Kongres, u kërkoi republikanëve të rrisin tavanin e borxhit prej 31.4 trilionë dollarësh, me qëllim që të shmanget një falimentim i mundshëm.
JPMorgan tha më herët se planifikon të punësojë më shumë se 500 bankierë që kujdesen për bizneset e vogla deri në vitin 2024.
Gjigantët e Wall Streetit, duke përfshirë Goldman Sachs dhe Morgan Stanley kanë shkurtuar mijëra vende pune. /Telegrafi/