Ka shumë borxhe që lundrojnë nëpër botë dhe Kina është një arsye e madhe pse po ndodh kjo, kështu tha presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.
Sipas Malpass, Kina ka huazuar trilionë dollarë në vende të tjera, duke përfshirë SHBA-në.
“Kina ka shumë borxhe, prandaj dhe ne duhet të punojmë shumë me të”, tha Malpass për CNBC, përcjell Telegrafi.
Nga të dhënat e Departamentit të Thesarit, që nga muaji janar, Kina i detyrohet 1.12 trilion dollarë SHBA-së.
Malpass ka qenë një kritik i përpjekjeve të Kinës për të financuar iniciativën e saj të infrastrukturës “Një Rrugë, Një Brez”. Vitin e kaluar, ai tha se këto kredi i lënë vendet më të dobëta me borxhe të tepruara dhe projekte me cilësi të ulët.
Ai tregoi se Kina është e gatshme të bashkëpunojë duke vënë në dukje se, “Ata duan të shohin një marrëdhënie më të mirë me vendet e tjera dhe të jenë pjesë e sistemit botëror. Pres që të jem i suksesshëm në këtë dhe të kem një marrëdhënie të mirë me Kinën”.
Gjithashtu, Malpass ka kritikuar Kinën për marrjen e kredive me kosto të ulët nga Banka Botërore edhe pse është ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe tejkalon pragun e të ardhurave të bankës për kredi me kosto të ulët në 2016.
“Kina pranon se roli i saj si një huamarrës në bankë duhet të zvogëlohet”, tha Malpass, duke vënë në dukje se kreditë e Bankës Botërore në Kinë kanë rënë, duke shtuar se ai pret që kjo të vazhdojë gjatë tre viteve të ardhshme.
Para se të zgjidhet President i Bankës Botërore, Malpass shërbeu si sekretar i çështjeve ndërkombëtare në Departamentin e Thesarit. /Telegrafi/