Telegrafi

Shefi i gjyqtarëve të FIFA-s, Pierluigi Collina u kërkon zyrtarëve të Kupës së Botës që të minimizojnë përdorimin e teknologjisë

Presidenti i gjyqtarëve të FIFA-s, Pierluigi Collina, ka paralajmëruar zyrtarët e Kupës së Botës që të përdorin teknologjinë vetëm si mjetin e fundit në Katar.

Kupa e Botës e këtij viti, e cila fillon në nëntor, do të jetë një nga më të avancuarit teknologjikisht në histori.

Përdorimi i VAR-it do të jetë i disponueshëm në turne ndërsa do të zbatohet gjithashtu një sistem jashtë loje gjysmë i automatizuar, i aftë për të dërguar alarme jashtë loje në kohë reale tek zyrtarët e ndeshjes video.

Lexo po ashtu Mark Clattenburg propozon idenë më të 'çmendur' në futboll - mbështetet edhe nga Pierluigi Collina

Por, kreu i gjyqtarëve të organit drejtues të futbollit botëror Collina u ka thënë të gjithë zyrtarëve që do të përfshihen në Kupën e Botës se nuk duhet ta përdorin teknologjinë si patericë profesionale.

“Objektivi ynë është të përgatisim arbitrin sa më mirë që të jetë e mundur për të shmangur përdorimin e teknologjisë, por teknologjia është aty për të reduktuar mundësinë e gabimeve njerëzore që mund të ndikojnë në rezultatin e një ndeshjeje”, deklaroi Collina.

“Edhe gjyqtari më i mirë mund të bëjë një gabim; ai është një qenie njerëzore dhe ne e dimë këtë”.

Lexo po ashtu FIFA ndryshon rregullin e pozitës jashtë loje

Ndërkohë, zyrtarja meksikane Karen Diaz shpreson të jetë një nga gjashtë femrat që do të jenë atje – së bashku me gjyqtaret Stephanie Frappart (Francë), Salima Mukansanga (Ruanda) dhe Yoshimi Yamashita (Japoni), dhe ndihmës gjyqtarët Neuza Back (Brazil) dhe Kathryn Nesbitt (SHBA).

“Ndihem shumë e lumtur dhe shumë mirënjohëse për të gjithë njerëzit që më kanë dhënë këtë mundësi”, deklaroi Diaz.

“Duhet të sigurohemi që kjo kohë të mos jetë hera e vetme që përzgjidhen femrat, por e para nga shumë që do të vijnë”. /Telegrafi/