Shefi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, e pranon se gjigantët e teknologjisë duhet t’i paguajnë më shumë taksa Evropës në të ardhmen.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai shprehet se i mbështet planet nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), për të gjetur një zgjidhje globale.
Facebook dhe disa kompani të tjera janë akuzuar se nuk kanë paguar pjesën e tyre të drejtë të taksave në vendet ku ato operojnë.
Ata thonë se Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik po ecën shumë ngadalë drejt qëllimit të saj për një marrëveshje të vitit 2020.
Në Britaninë e Madhe, Facebook pagoi vetëm 28.5 milionë funte në taksën e korporatave në vitin 2018, pavarësisht se gjeneroi një rekord prej 1.65 miliardë funte në shitjet britanike.
Mirëpo, deputetja Margaret Hodge ka se thënë “Facebook” nuk ka bërë ndonjë shkelje, pasi paguan atë që i detyrohet.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe pronari i kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg, duke thënë se e kupton edhe zhgënjimin e njerëzve se si i paguajnë tatimet kompanitë e teknologjive në Evropë.
“Ne duam të bëjmë reforma në çështjen e taksave, andaj jam i kënaqur që OECD po merr masa. Ne duam që ky proces të ketë sukses në mënyrë që të kemi një sistem të qëndrueshëm dhe të besueshëm”, ka thënë Zuckerberg në një konferencë në Mynih.
“E pranojmë që kjo do të thotë që duhet të paguajmë më shumë taksa dhe ta paguajmë atë në vende të ndryshme në një sistem të ri”, ka shtuar Zuckerberg.
Britania e Madhe ka deklaruar se planifikon të prezantojë sistemin e tij të shërbimeve dixhitale në prill, i cili mund të gjenerojë deri në 500 miliona në vit, me këtë rast ka pasur reagime prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/