Telegrafi

Shefi i EULEX-it takon ambasadorin amerikan, flasin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta në sundimin e ligjit

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan në Kosovës, Jefrrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për avancimin e prioriteteve të përbashkëta në sundimin e ligjit.

Këtë e bëri të ditur Pietro Barbano përmes një postimi në rrjetin social në X.

“Takimi shumë produktiv me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier. SHBA-ja është një partner i rëndësishëm i familjes së BE-së dhe ne diskutuam se si të avancojmë prioritetet tona të përbashkëta në fushën e institucioneve të sundimit të ligjit dhe në promovimin e praktikave më të mira të policisë”, ka shkruar ai në X. /Telegrafi/