Site icon Telegrafi

Shefi i diplomacisë turke: Nëse Suedia dëshiron në NATO – duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm

Suedia duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm që Turqia të ratifikojë ofertën e saj për anëtarësim në NATO, tha të mërkurën Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, një ditë pasi Finlanda iu bashkua zyrtarisht aleancës ushtarake.

Cavusoglu u tha gazetarëve se diskutoi kandidaturën e Suedisë në NATO dhe çështjen e shitjes së aeroplanëve luftarakë amerikanë F-16 në Turqi, gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken në Bruksel.

Ministri i Jashtëm i Turqisë u tha gjithashtu gazetarëve se do të diskuton zhvillimet në luftën në Ukrainë me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, gjatë vizitës së tij në Turqi këtë javë.

Lexo po ashtu Biden: Suedia duhet t'i bashkohet pa vonesë NATO-s

Shefi i diplomacisë turke gjithashtu theksoi se Ankaraja po punon me Kombet e Bashkuara, në zgjidhjen e problemit lidhur me drithërat e Ukrainës që transportohen nëpër Detin e Zi.

Në anën tjetër, Finlanda dje është bërë zyrtarisht anëtari më i ri i NATO-s, ndërsa Suedia mbetet akoma jashtë kësaj aleance më të madhe ushtarake perëndimore. /Telegrafi/

 

Exit mobile version