Shefi i diplomacisë izraelite ka njoftuar se procesi i lirimit të pengjeve nga Gaza pritet të fillojë nesër.
Këto komente ai i bëri në një intervistë dhënë për radion Army, ku bëri të ditur se 50 pengje do të lirohen gjatë marrëveshjes katërditore që u arrit mes Izraelit dhe Hamasit, transmeton Telegrafi.
Eli Cohen theksoi se grupi i parë i pengjeve do të duhej të liroheshin nesër, por nuk specifikoi se sa prej tyre do të lirohen.
Gjithashtu refuzoi të konfirmojë pretendimet se procesi do të filloj në orën 5 të mëngjesit.
Në anën tjetër liderë nga e mbarë bota kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Izraelit dhe Hamasit, me shpresën se do të jepet kohë e mjaftueshme që të ndihmohen edhe civilët në Gazë. /Telegrafi/