Site icon Telegrafi

Shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas të martën viziton Maqedoninë

Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas ditën e martë do të vizitoj Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Maas do të ketë takim me homologun e tij Nikolla Dimitrov. Është paraparë mbajtja e një panel diskutimi ku do të marrë pjesë edhe Maas, ku do të flitet për rrugën evropiane të Maqedonisë.

Maas do të jetë funksionari i tretë i lartë që do ta vizitojë Maqedoninë brenda dhjetë ditëve në prag të referendumit të caktuar për më 30 shtator.

Kancelarja Angela Merkel ishte për vizitë më 8 shtator në ditën e pavarësisë, ndërsa sot po qëndron për vizitë në vend ministri për Evropë, Michael Roth. /Telegrafi/

Exit mobile version