Telegrafi

Shefi çek Josef Bevçar për vizitë në Maqedoni

Shefi i Shtatmadhërisë të forcave të armatosura të Republikës Çeke, gjeneral Josef Beçvar prej sot qëndron për vizitë dy ditore në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Tema kryesore e takimit zyrtar do të jenë transformimi dhe struktura e ARM-së, pjesëmarrja e ARM-së në operacionet për mbështetje të paqes, situatës së sigurisë në rajon me theks në krizëm migruese, gjendjen aktuale si dhe avancimin e bashkëpunimit bilateral.

Në suaza të vizitës gjenerali Josef Beçvar do të pritet edhe nga presidenti dhe komandanti suprem i forcave të armatosura, Gjorge Ivanov, ndërsa delegacioni do t’i vizitojë poligonin e armatës Krivolak dhe karakollë Bogorodicë në kufirin jugor, ku do të mbahet brifing i përbashkët me pjesëtarët e forcave të sigurisë të Çekisë të angazhuar në ballafaqimin me krizën e refugjatëve, njoftoi SHM e ARM-së. /Telegrafi/