Telegrafi

​Shefi i AKI-së raporton para deputetëve

Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka raportuar sot para Komisionit parlamentar që e mbikëqyr këtë institucion.

Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura e pas përfundimit të saj ka folur vetëm deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha sipas së cilit, për shkak të agjendës së shefit të AKI-së, raportimi ka qenë i shkurtë dhe do të mbahet një takim i radhës për të vazhduar këtë mbledhje.

Basha tha se shefin e AKI-së do ta pyesin për rastin e gylenistëve.

“Siguria në vend, cenimi kryesor qe vjen nga Serbia, gjithashtu prej strukturave të tjera paralele që operojnë prej vendeve të ndryshme jo mike, por unë mendoj qe një prej çështjeve gjithashtu qe do ta ngris është rasti i gylenistëve, sidomos pas raportit të Human Right Cuncil, Këshillit të të Drejtave të Njeriut që ka dal me një raport shumë të keq për vendin tonë. Rrjedhimisht mendoj qe kjo duhet të jetë një prej temave që do të shtjellojmë, por për shkak të kohës sot nuk patëm mundësi ta ngrisim ketë çështje”, tha ai.

Ai tha se shefi i AKI-së ka raportuar rreth sigurisë në vend, derisa asnjë nga deputetët nuk dhanë detaje të tjera./kp/