Treni rus i kushtoi me largim nga puna shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Agron Selimaj.
Gazeta Blic, nga burime të saja, merr vesh se ishte presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ai i cili ia kërkoi Selimajt dorëheqjen.
“E gjithë ngjarja ka të bëjë me rastin e trenit serb, i cili tentoi të hynte në Kosovë. Hashim Thaçi kishte kërkuar informacione të detajuara për këtë rast, gjë që Selimi kishte dështuar t’i jepte, duke mos e pasur asnjë. Kjo kishte rebeluar Thaçin, i cili ia kërkoi dorëheqjen”, tha ky burim.
Ndryshe, Selimaj në dorëheqjen e tij i ka treguat arsyet e marrjes së këtij vendimi.