Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu, ka arritur të shënojë dy gola në fitoren e skuadrës së tij Sheffield Wednesday ndaj Readingut.
Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të Kupës FA ku skuadra e tij fitoi 3-1.
Nuhiu që nuk e kishte besimin e trajnerit këtë edicion, ka filluar ta fitojë atë dalëngadalë.
Sulmuesi i Kosovës këtë edicion ka arritur të zhvillojë 11 ndeshje në kampionat dhe ka shënuar një gol.
Me këta dy gola në FA Kupë, sulmuesi ka kaluar në kuotën e tre golave në këtë garë, pasi kishte shënuar edhe ndaj Carlisle.
Sulmuesi është pjesë e Kosovës ndërsa në gjashtë ndeshja ka arritur të shënojë një gol.
Sheffield nuk është në garë për tu kthyer në elitë, ndërsa do të tentojë të ngjitet sa më lartë në FA Kupë. /Telegrafi/