Telegrafi

Shef Gipa rikthehet në skeçin e ri të Stupcave: I lan e shpërlan rrugët nga krimi

Të hënën është lansuar skeçi më i ri i Stupcave “Shef Gipa”, në të cilin shohim rikthimin e Gipës në rolin e heroit.

“Nëse e lyp, e gjon” dëgjohet Shef Gipa, i luajtur nga Vedat Bajrami, duke ju drejtuar Krrabzës, njërit prej kriminelëve që mendojnë se kontrollojnë lagjen.

Krrabza, që luhet nga Mensur Safqiu, shihet duke shkaktuar probleme, me shitës të ndryshëm, e gra që janë duke shkuar në punë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Stupcat

Si në çdo skeç të tyre, aktorët Vedat Bajrami, Mensur Safqiu e Osman Azemi paraqesin një realitet të hidhur në Kosovë, me dozë të shijshme humori. Stupcat, të njohur për satirën e tyre për gjendjen aktuale në vend, kësaj radhe shfaqin Shef Gipën dhe forcat speciale të Policisë së Kosovës si heronj dhe “shpërlarës” të rrugëve nga ata që shkaktojnë probleme.

Stupcat, e në këtë rast Gipa, janë gjithmonë të dashur nga publiku, duke tërhequr vizitorë të shumtë në GjirafaVideo.

Më poshtë mund ta gjeni videon e plotë të skeçit “Shef Gipa”: