Telegrafi

Shearer ka një këshillë të rëndësishme për Rooneyn

Ish-kapiteni i Anglisë ka këshilluar Wayne Rooneyn të pensionohet nga kombëtarja angleze.

Alan Shearer ka këshilluar sulmuesin e Manchester United që të mendoj për vetën e tij dhe të pensionohet nga kombëtarja angleze.

“Është koha që Rooney të mendoj për veten e tij”, ka thënë Alan Shearer për mediat angleze, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Allerdyce publikon listën e tij të parë si trajneri i Anglisë

“Kjo do të thotë pensionimin nga futbolli ndërkombëtar”, ka përfunduar legjenda e Anglisë dhe Newcastlet.

Nuk është vetëm ish-kapiteni i Newcastle që e këshillon Rooneyn që të largohet nga kombëtarja pasi para tij e kanë bërë edhe tjerë emra të mëdhenj. /Telegrafi/