Zjarri Palisades dhe Eaton Fire që dogjën një total prej 40,000 hektarësh në Los Angeles janë 100% nën kontroll, njoftuan zyrtarët.
Zjarri Palisades dogji 23,448 hektarë në anën perëndimore të Los Angeles dhe zjarri Eaton ia vuri flakën 14,201 hektarëve duke filluar nga 7 janari, sipas Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni.
Dy zjarret e mëdha dhe disa më të vogla u krijuan në qarkun e Los Angeles, duke vrarë 28 njerëz dhe duke shkatërruar shumë struktura, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Në kulmin e zjarreve, 180,000 njerëz ishin nën urdhrat e evakuimit, sipas zyrtarëve të qarkut të Los Angeles.
Ndërsa dëmet dhe humbjet ekonomike vlerësohen në më shumë se 250 miliardë dollarë.
Raportohet se më në fund, në Kalifori ra shi, gjë që ndihmoi zjarrfikësit të frenonin zjarret,por gjithashtu rriti rrezikun e përmbytjeve të shpejta dhe rrëshqitjeve të baltës në kodra dhe përhapjen e materialit toksik të mbetur pas fikjes së zjarrit.
“Është më e rëndësishme kur themi se përparimi është ndalur”, tha zëdhënësja e Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angeles, Margaret Stewart. /Telegrafi/