Site icon Telegrafi

SHBA vendosi ndalime të reja udhëtimi për qytetarët hungarez

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ndalime të reja udhëtimi për qytetarët hungarez për shkak të shqetësimeve se nuk janë kryer kontrolle mjaft të forta të identitetit për gati një milion shtetas të huaj, të cilëve u është dhënë shtetësia hungareze në nëntë vitet e fundit.

Siç njoftoi Ambasada amerikane në Hungari, ndalimet do të zbatohen përmes programit të miratimit të vizave amerikane, i cili lejon qytetarët e dyzet vendeve të hyjnë në SHBA pa vizë për 90 ditë për qëllime biznesi ose turistike.

Periudha e vlefshmërisë së udhëtimit për shtetasit hungarez sipas Sistemit të Autorizimit Elektronik të Dokumenteve të Udhëtimit është reduktuar nga dy në një vit dhe çdo udhëtar do të ketë të drejtën për vetëm një hyrje në SHBA. Këto janë të vetmet ndalime të ngjashme që ekzistojnë brenda programit të miratimit të vizave.

Zyrtarët amerikanë thonë se qindra mijëra pasaporta hungareze u janë lëshuar njerëzve pa kontrollet e nevojshme, disa prej të cilave u janë dhënë kriminelëve që paraqesin kërcënim sigurie dhe që nuk janë të lidhur me atë vend.

Në vitin 2011, administrata hungareze thjeshtoi procedurën për marrjen e shtetësisë në bazë të origjinës edhe nëse ata nuk jetojnë ose nuk synojnë të jetojnë në Hungari.

Amerika, për shkak të shqetësimeve, pak më herët ndryshoi kategorinë e Hungarisë si anëtare të përkohshme e programit të miratimit të vizave. /Telegrafi/

Exit mobile version