Shtetet e Bashkuara të Amerikës po konsideron vendosjen e tarifave rreth 25 për qind në 200 miliardë dollarë mallra kinezë, këto shumë më të larta se 10 për qind që u mendua më parë se mund të imponohej dhe mediet raportojnë se plani mund të shpallet këtë të mërkure.
Vendimi do të rrezikonte të përshkallëzonte tensionet midis SHBA-ve dhe Kinës, të cilat tashmë janë të zhytura në një luftë tregtare. SHBA në korrik publikoi një listë prej 200 miliardë dollarë vlerë të produkteve shtesë që do të tatoheshin në fillim të muajit shtator.
Në listë përmendeshin më shumë se 6,000 artikuj duke përfshirë produktet ushqimore, mineralet dhe mallrat e konsumit, përcjell Telegrafi.
Kërcënimet janë përshkallëzuar që nga ajo kohë, me presidentin Donald Trump që thotë se ai është gati të vendosë tarifa për 500 miliardë dollarë importe kineze. SHBA akuzon Kinën për vjedhjen intelektuale të të drejtave të autorit dhe dëshiron të rrëzojë deficitin e saj të lartë tregtar me ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Drejtori i Bordit i kompanisë “Koch Industries”, njëkohësisht donatori më i madh për veprimtarinë politike të Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Charles Koch, paralajmëroi se lufta tregtare mund ta dërgoj në recesion ekonominë amerikane. /Telegrafi/