Telegrafi

SHBA tregon fuqinë, mposhtë Francën në finale dhe fitojnë medaljen e artë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fituar një tjetër medalje të artë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Kombëtarja amerikane e basketbollit kanë arritur ta mposhtin Francën në finalen e madhe për medalje të artë.

Amerikanët ishin më të mirë që nga fillimi i ndeshjes deri në fund të saj dhe në fund triumfuan me pesë pikë diferencë 87:82.

Më i miri në këtë ndeshje ishte kapiteni i amerikanëve, Kevin Durant me 29 pikë, gjashtë kërcime e tri asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Jayson Tatum me 19 pikë e shtatë kërcime, derisa me pikë dyshifrore e mbyllën takimin edhe Jrue Holiday dhe Damien Lillard me nga 11 pikë.

Evan Fournier dhe Rudy Gobert ishin më efikasit te Franca me nga 16 pikë, por që në fund nuk mjaftuan për fitore.

Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në basketboll, kjo ishte medalja e 16-të në Lojërat Olimpike. /Telegrafi/