Site icon Telegrafi

SHBA thotë se nuk dëshirojnë që regjimi të kthehet në verilindje të Sirisë

SHBA nuk dëshiron që regjimi të kontrollojë Sirinë verilindore pas tërheqjes së trupave të SHBA-ve, bëri të ditur dje një zyrtar i lartë amerikan.

Duke folur në konferencën e Sigurisë në Mynih, James Jeffrey, i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Sirinë, tha se qëllimet e Washingtonit në Sirinë verilindore nuk kanë ndryshuar.

“Para se gjithash përfshinë ruajtjen e sigurisë në këtë rajon, që do të thotë se nuk jemi aspak në favor të regjimit që të kthehet, sepse regjimi nuk nxit stabilitetin, ai nxit paqëndrueshmëri siç kemi parë në fusha të tjera”, tha Jeffrey.

Ai gjithashtu tha se SHBA nuk do të bëjë tërheqje të papritur dhe të shpejtë të trupave të saj nga Siria verilindore.

“Do të jetë një tërheqje e rregullt, hap pas hapi dhe në çdo pikë. Në secilën fazë ne do t’i shohim qëllimet tona themelore”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version