Site icon Telegrafi

SHBA thotë se negociatat ‘serioze’ po zhvillohen për armëpushim

SHBA thotë se negociatat ‘serioze’ po zhvillohen për armëpushim – por perspektivat mbeten të pasigurta

SHBA thotë se negociatat “serioze” po zhvillohen në Kajro. Por bisedimet fillestare të mërkurën në Kajro nuk kanë dhënë fryt, transmeton Telegrafi.

Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh, thuhet se u tha ndërmjetësuesve egjiptianë se nuk do të lirohen më pengje izraelite derisa të ketë një armëpushim të përhershëm.

Lexo po ashtu Ushtria izraelite publikon pamjet që tregojnë "tunelet që çojnë te shtëpitë e liderëve të Hamasit" nën qytetin e Gazës

Izraeli pohon se lufta nuk do të përfundojë derisa Hamasi të eliminohet. Kajro thotë se do të rifillojë negociatat me Hamasin.

Në anën tjetër luftimet në Rripin e Gazës janë duke vazhduar, ku çdo ditë raportohet për qindra palestinezë të vrarë, kryesisht civilë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version