Shtetet e Bashkuara thonë se kanë informacione të sakta se Hamasi po përdor spitalin Al Shifa – më i madhi i Gazës – për të kryer veprime ushtarake.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se “ne kemi informacione që konfirmojnë se Hamasi po e përdor spitalin për qëllime ushtarake”.
Ai shtoi se objekti ndoshta po përdoret gjithashtu për të ruajtur armët dhe se “ky është një krim lufte”, raporton skynews.
Kur iu kërkuan faktet për të mbështetur pretendimet, Kirby tha se “informacionet vijnë nga burimet e shumta të inteligjencës”.
Megjithatë, ai tha gjithashtu se këto veprime të supozuara nga Hamasi nuk e pakësojnë përgjegjësinë e Izraelit për të mbrojtur civilët.
“Ne nuk mbështesim goditjen nga ajri të spitaleve”, tha ai dhe shtoi se “spitalet dhe pacientët duhet të mbrohen”.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu nuk duan të shohin “zjarre në spitale”, shtoi Kirby.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit besojnë se Hamasi fshihet në tunelet nën spitale, por grupi e mohon këtë dhe thotë se izraelitët po synojnë civilët. /Telegrafi/