Site icon Telegrafi

SHBA do të vendosë sanksione ndaj kolonëve izraelitë që sulmuan palestinezët

Shtetet e Bashkuara pritet të vendosin sanksione ndaj dhjetëra kolonëve izraelitë të përfshirë në sulmet ndaj palestinezëve – dhe ato mund të shpallen që sot.

Ueb-faqja amerikane e lajmeve, Axios citoi zyrtarë amerikanë të kenë thënë se Departamenti i Shtetit do t’i ndalojë kolonët të udhëtojnë në SHBA.

Zyrtarët thanë se emrat e individëve nuk do të përmendeshin publikisht, citon skynews.

Lexo po ashtu Një fëmijë vritet në Gaza çdo 10 minuta - thotë OBSH

Kjo vjen pasi departamenti amerikan njoftoi dje se nuk ishin të mjaftueshme masat e marra nga qeveria izraelite për të trajtuar dhunën e kolonëve në Bregun Perëndimor.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se kishte regjistruar të paktën 314 sulme kolonësh kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, me 35 që rezultuan me viktima.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një kundërofensivë ndaj militantëve të Hamasit, të cilët kryen një sulm terrorist në territoret izraelite. /Telegrafi/

Exit mobile version