Telegrafi

SHBA-të urojnë muajin e Shenjtë të Ramazanit

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) me rastin e fillimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit përmes një njoftimi ka uruar besimtarët e besimit Islam, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ramazani është muaji i nderimit, bujarisë. Më e rëndësishmja, është kohë e çmuar për familjen dhe miqtë që të mblidhen dhe t’u japin atyre që kanë më pak. Ramazani na kujton të gjitha vlerat e përbashkëta të harmonisë dhe ndjeshmërisë që i mbajmë”, thuhet në njoftimin e DASH./Telegrafi/