Site icon Telegrafi

SHBA-të tërheqin 60 për qind të stafit nga ambasada në Kubë

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar tërheqjen e rreth 60 për qind të stafit të saj nga ambasada e saj në Havanë.

Tërheqja është urdhëruar pas “sulmeve specifike” që ka ndodhur ndaj diplomatëve dhe u paralajmëruan qytetarët amerikanë të mos shkojnë në Kubë, citojnë mediat amerikane zyrtarë të lartë amerikanë.

Ambasada do të ndërpresë dhënien e vizave dhe do të lëshojë “alarm të ri udhëtimi në Kubë”, së bashku me një shpjegim se disa sulme kanë ndodhur në hotelet kubane dhe se turistët amerikanë mund të jenë të ekspozuar ndaj rrezikut, nëse ata shkojnë atje.

Exit mobile version