Shtetet e Bashkuara Amerikane (SHBA) i kanë shprehur ngushëllime Republikës së Maqedonisë për viktimat në përmbytjet e fundjavës që kapluan rajonin e Tetovës dhe të Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“SHBA shpreh ngushëllime tek të gjithë ata në Maqedoni që janë prekur nga vërshimet e paradokohshme. Qytetarët e Maqedonisë janë në mendjen dhe në lutjet tona derisa vendi i vajton viktimat, të lënduarit marrin kujdes përkatës mjekësor, ndërsa qytetarët merren me humbjet dhe me dëmet e shkaktuara”, tha Elisabeth Trudeau, drejtoreshë e Zyrës për marrëdhënie me publikun në Departamentin e Shtetit./Telegrafi/