Telegrafi

SHBA-të marrin Medaljen e artë të vitit 2013, pasi ruset u diskualifikuan për shkak të dopingut

Ekipit të femrave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në stafetën 4×400 metra, i është dhënë medalja e artë për Kampionati Botëror të Atletikës nga vitin 2013, pasi ekipi fitues i Rusisë ishte diskualifikuar për shkak të skandalit të dopingut.

Ceremonia, ku u ekzekutua himni amerikan, u mbajt të premten, para fillimit të Kampionatit Botëror të Atletikës, në Stadiumin Olimpik të Londrës.

Ekipi amerikan përbëhej nga atletet, Jessica Beard, Natasha Hastings, Ashley Spencer dhe Francena McCorory.

Rrjedhimisht, ekipi i Britanisë së Madhe e fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Franca të bronztën. /REL/