Site icon Telegrafi

SHBA-të: Maqedonia nuk bën sa duhet për të luftuar tregtinë me njerëz

Në raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për luftën kundër tregtisë me njerëz, Maqedonia rangohet një vend më poshtë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me krizën e migrantëve, Departamenti Shtetit të SHBA-ve vlerëson se Maqedonia është burim, vend tranzit dhe destinacion për burra, gra dhe fëmijë të cilët bëhen cak i tregtisë me njerëz ose punës së detyruar.

Sipas raportit, qeveria e Maqedonisë nuk i plotëson krejtësisht standardet minimale për eliminimin e tregtisë me njerëz, por ka tendenca të dukshme që ta bëjë një gjë të këtillë./Telegrafi/

Exit mobile version