Site icon Telegrafi

SHBA-ja konfirmon përkrahjen për KFOR-in në Bondsteel

Ambasada Amerikane, përmes një njoftimi për media ka konfirmuar se përkrahë qëndrimin e KFOR-it dhe trupave amerikanë në kampin e Bondsteel-it.

“Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-ve i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt”, thuhet në njoftimin për media.

Lexo po ashtu Veseli flet për mundësinë e mbylljes së Bondsteel-it: Janë ide të çoroditura, kur mendojnë që do të na vijë ndonjë e keqe nga SHBA (Vdieo)

Ndryshe, në media është raportuar se në rast se autoritetet kosovare nuk ndryshojnë kursin aktual, posaçërisht sa i përket taksës,, mund të ketë pasoja serioze që do të rezultonin edhe me tërheqjen e kampit amerikan në Kosovë, Bondsteel.

Të njëjtit janë shprehur se SHBA-të janë partneri kryesor i Kosovës, dhe se Kampi Bondsteel do të mbetet në Kosovë./Telegrafi/

Exit mobile version