Telegrafi

“SHBA-të këtë vit pranojnë 10 mijë refugjatë sirianë”

SHBA-të do të pranojnë 10 mijë refugjatë sirianë gjatë këtij viti, sikundër ka premtuar presidenti Barak Obama. Lajmi u konfirmua nga Sekretari amerikan i Shtetit Xhon Kerri.

“Jam krenar të them se SHBA-të janë kontribuesi më i madh i ndihmave urgjente, por e pranojë se ende ka shumë për tu bërë”, citohet të ketë thënë Kerri gjatë një darke në Uashington para se të nisej për një turne në disa kryeqytete evropiane.

Kryediplomati amerikan do të vizitojë edhe Moskën ku do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, me të cilin do të diskutojë për konfliktin pesëvjeçar të Sirisë.

10 mijë refugjatët që do t’i pranojë SHBA-ja para 30 shtatorit janë përzgjedhur nga kampet e Kombeve të Bashkuara, ku përfshihen gra të veja, persona të moshuar dhe të paaftë fizikisht. /Shekulli/