Telegrafi

“SHBA-të kanë dështuar me luftën kundër drogës”

Jay Z po e quan ‘dështim’ të qeverisë së SHBA-ve, luftën kundër drogës, shkruan The Independent.

Bashkëshorti i Beyonce kohëve të fundit ka bashkëpunuar me prodhuesin e filmave Dream Hampton, ilustruesin dhe zëvendësredaktorin Molly Crabapple si dhe Aleancën e Politikave të Drogës për një video-ese kritikuese të policave me dekada, transmeton KP.

Lexo po ashtu Jay Z me këngë kundër brutalitetit policor ndaj njerëzve me ngjyrë (Audio)

Videoja katërminutëshe për The NewYorkTimes argumenton se lufta globale kundër drogës ka shkaktuar burgosje masive dhe padrejtësisht ka në shënjestër njerëzit me ngjyrë.

“Pse njerëzit e bardhë pasurohen nga gjëja e njëjtë, që afrikano-amerikanët shkojnë në burg për të?”, është një prej temave që diskutohen.