Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani dhe popullin e Kosovës për strehimin e përkohshëm që ju kanë ofruar afganëve.
“Prioriteti ynë është plotësimi i kërkesave në mënyrë që mysafirët e Camp Liya të mund të largohen nga Kosova dhe të fillojnë jetën e tyre të re. 141 afganë, 30% e të ardhurve tashmë e kanë bërë këtë dhe janë rrugës për në SHBA”, ka shkruar Giacobbe. /Telegrafi/
Grateful to President @VjosaOsmaniPRKS & Kosovans for temporarily hosting Afghan travelers. Our priority is completing requirements so Camp Liya guests can depart Kosovo and start their new lives. 141 Afghans, 30% of arrivals, have already done so and are en route to the U.S. pic.twitter.com/H0owacYgOG
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 21, 2021