SHBA-të kanë dërguar aeroplanin më të madh cisternë në botë Boeing 747-400 në shtetin e Amerikës së Jugut, për të fikur vatrat e zjarrit në Amazonë.
B747-400 SuperTanker futet në kategori më aeroplanin Very Large Airtanker (VLAT) që përdoren për fikjen e zjarrit në SHBA, dhe që ka kapacitet të rezervuarve me ujë prej 80 mijë litra ujë, transmeton Telegrafi.
Ai është parë duke ateruar në Bolivi nga ku do të futet në aksion, ndërkaq në anën tjetër presidenti bolivian Evo Morale, ka njoftuar se kishte kërkuar angazhimin e aeroplanit Boeing 747 SuperTanker për të fikur zjarret në zonën Chiquitania.
Malet e Amazonës shtrihen në tetë shtete përfshirë edhe Bolivinë, edhe pse pjesa më e madhe e këtyre maleve gjenden në Brazil. Ato shpesh quhen “mushkëritë e planetit tonë” që prodhon afro 20% të oksigjenit në botë. /Telegrafi/