Telegrafi

SHBA shpall Houthit si grup terrorist me status të veçantë global

Shtetet e Bashkuara kanë rikthyer Houthit e Jemenit në listën e tyre të organizatave terroriste me status të veçantë global.

Amerikanët dëshirojnë të detyrojnë rebelët jemenas të largohen nga Irani – i cili mbështet grupin – dhe të ndërpres burimet financiare dhe furnizimet me armë, deklaroi këshilltari për sigurinë kombëtare amerikane, Jake Sullivan.

Nëse Houthitët ndalojnë sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, SHBA-të do ta konsiderojë heqjen e grupit prej listës së organizatave terroriste, raporton skynews.

Lexo po ashtu Eurodeputetja irlandeze: Biden, pretendoni se jeni irlandez - për shkak të Gazës paraardhësit tuaj ju mohojnë

Ky veprim shton sanksione financiare si përpjekja më e fundit të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden për të ndaluar sulmet e grupit ndaj tregtisë globale.

Zyrtarët thanë se sanksionet do të jenë të projektuara për të kufizuar dëmin ndaj 32 milionë qytetarëve të Jemenit, të cilët janë ndër më të varfrit në botë.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Britania e Madha kanë kryer sulme ajrore ndaj grupit pasi ata kishin rrëmbyer anije ndërkombëtare që bartnin mallra dhe karburante. /Telegrafi/