Site icon Telegrafi

SHBA po tërhiqet nga grupi për hetimin e liderëve përgjegjës për pushtimin e Ukrainës?

SHBA po planifikon të tërhiqet nga një grup shumëkombësh i krijuar për të hetuar liderët përgjegjës për pushtimin e Ukrainës, përfshirë Vladimir Putinin.

Bëhet e ditur se SHBA iu bashkua Qendrës Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit kundër Ukrainës (ICPA) nën drejtimin e Joe Biden në vitin 2023.

Ishte i vetmi vend jashtë Evropës që e bëri këtë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Macron: Nuk na duhet leja e Rusisë për të dërguar trupa në Ukrainë

Grupi u krijua për të mbajtur udhëheqjen e Rusisë, së bashku me aleatët e saj në Bjellorusi, Korenë e Veriut dhe Iran, përgjegjës për një kategori krimesh – të përcaktuara si agresion sipas ligjit ndërkombëtar.

“Administrata Trump po e lidh këtë vendim me vendimin më të gjerë për të shkurtuar burimet e qeverisë, por do të jetë një lëshim i madh simbolik për Rusinë”, tha Samuel Ramani, bashkëpunëtor në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara për Studimet e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

“Kjo në mënyrë efektive do të thotë se diskutimet për krimet e luftës mbi agresionin do të kenë një mbështetje ekskluzivisht evropiane”, shtoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version