Zyrtarët e administratës së Joe Biden kanë diskutuar potencialisht negocimin e një marrëveshjeje të njëanshme me Hamasin për të siguruar lirimin e pesë amerikanëve që mbahen peng në Gaza.
Kështu raportojnë mediat e huaja, sipas të cilave, negociatat mund të zhvillohen nëse bisedimet aktuale të armëpushimit që përfshijnë Izraelin dështojnë, sipas dy zyrtarëve aktualë dhe dy ish-zyrtarëve të lartë amerikanë, të cilët të gjithë janë informuar mbi diskutimet.
Negociatat e tilla nuk do të përfshijnë Izraelin dhe do të kryhen përmes ndërmjetësve të Katarit, siç kanë qenë bisedimet aktuale të armëpushimit.
Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar dhe zyrtarët nuk e dinin se çfarë mund t’i jepnin SHBA-të, Hamasit në këmbim të lirimit të pengjeve amerikane.
Por, thanë zyrtarët, Hamasi mund të ketë një nxitje për të përfunduar një marrëveshje të njëanshme me SHBA-në, sepse një gjë e tillë ka të ngjarë të tensionojë më tej marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Izraelit – duke vënë presion shtesë politik të brendshëm mbi Benjamin Netanyahu.
Pesë amerikanët që besohet se mbahen në Gaza janë Edan Alexander, Sagui Dekel-Chen, Hersh Goldberg-Polin, Omer Neutra dhe Keith Siegel. /Telegrafi/