SHBA po planifikon vendosjen e tarifave në vlerë prej 11 miliardë dollarë nga Bashkimi Evropian si përgjigje ndaj subvencione që mbështesin Airbus.
Organizata Botërore e Tregtisë (WTO), ka gjetur se subvencionet kanë një ndikim negativ në SHBA, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.
Aeroplani dhe djathi janë ndër produktet që mund të goditen nga tarifat, tha përfaqësuesi i tregtisë në SHBA.
Administrata e Trump-it ka luftuar betejat tregtare në shumë fronte. Ky veprim do të shënonte një përshkallëzim të tensioneve tregtare në mes SHBA-së dhe BE-së. /Telegrafi/