Site icon Telegrafi

SHBA i përgjigjet Vulinit: Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të përhershme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott, kishte thënë se Qeveria e Kosovës “nuk është e ashtuquajtura qeveri, por është Qeveri e Kosovës, e cila është shtet i pavarur dhe sovran, me përfaqësuesit e saj të zgjedhur”.

Për këtë, ministri i mbrojtjes pro-Rusi i Serbisë, Aleksandar Vulin, denoncoi ambasadorin e SHBA në Serbi dhe tha se ai duhet të largohet nga Serbia.

Lexo po ashtu Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova është shtet sovran

Vulin tha në një deklaratë se ambasadori i SHBA Kyle Scott, “ka harruar se Serbia nuk është një koloni dhe se ai nuk mund të shkelë dinjitetin e vet”.

Pas deklarimeve të Vulin, ka reaguar Dhoma e Komitetit për Politikë të Jashtme, në krye me kongresistin Eliot Engel.

Lexo po ashtu Vulin i përgjigjet me arrogancë ambasadorit amerikan: Kosova nuk është shtet

“Njohja e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin e Kosovës është e përhershme”, thuhet në përgjigjen e tyre, kundrejt Aleksandar Vulin./Telegrafi

Exit mobile version