Site icon Telegrafi

SHBA ofron deri në 5 milionë dollarë për informacion mbi anëtarët e PKK-së

SHBA njoftoi sot se ofron deri në 5 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose vendndodhjen e tre anëtarëve të rangut të lartë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) të ndaluar në Turqi.

Deklarata u lëshua nga Ambasada e SHBA në Ankara pas vizitës së zëvendës ndihmës-sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer, raporton Reuters.

Uashingtoni do të shpërblejë rreth 5 milionë dollarë informacion rreth Murat Karajilan, me katër milionë dollarë informacion rreth Cemil Bajiç dhe një informacion prej 3 milion dollarë rreth Duran Kalkanit.

Turqia, Bashkimi Evropian dhe SHBA e konsiderojnë PKK-në si një organizatë terroriste. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version