Telegrafi

SHBA mund ta ngrejë normën e interesit në vitin 2016

Fondi Monetar Ndërkombëtar e uli nga 3.1% në 2.5% parashikimin për rritjen e ekonomisë amerikane në vitin 2015, duke vënë në dukje se Rezerva Federale e ShBA-së mund ta ngrejë normën bazë të interesit në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016.

Në deklaratën e bërë nga FMN-ja thuhet se në muajt e fundit, nën ndikimin e një sërë faktorësh negativë, rritja e ekonomisë amerikane është ngadalësuar, por megjithatë përsëri ekziston baza për rritjen e vazhdueshme dhe për shtimin e vendeve të punës.

FMN-ja vë në dukje në deklaratën e vet se Rezerva Federale e ShBA-së ka bërë përgatitje të hollësishme për fillimin e ngritjes së normës bazë të interesit. /Telegrafi/