Qeveria amerikane ka miratuar një shitje “urgjente” të afro 14,000 predhave antitank Izraelit, për përdorim në luftën kundër Hamasit në Gaza, pa kaluar në Kongres.
Departamenti i Shtetit i ka kërkuar Kongresit miratim “urgjent” për t’i shitur aleatit të tij Izraelit, 13,981 predha 120 mm për të pajisur tanket Merkava të përfshirë në ofensivën në territorin palestinez, transmeton Telegrafi.
“Sekretari i Shtetit, Antony Blinken përcaktoi dhe i shpjegoi në detaje Kongresit se ekziston një urgjencë për t’i shitur menjëherë këto pajisje qeverisë izraelite, pa rishikimin parlamentar të kërkuar nga legjislacioni për kontrollin e eksportit të armëve,” tha Departamenti i Shtetit.
Në anën tjetër, kryeministri izraelitet, Benjamin Netanyahu është zotuar se do të vazhdojnë luftën drejt shkatërrimit të Hamasit.
E nga Rripi i Gazës, po vazhdojnë të zhvillohen beteja të ashpra mes militantëve të Hamasit dhe ushtrisë izraelite, e cila vazhdimisht po sulmon si nga toka ashtu dhe nga ajri. /Telegrafi/