Site icon Telegrafi

SHBA mbështet Kosovën në ndërtimin e besimit të qytetarëve në institucione

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka përgëzuar KQZ-në për emërimin e tetë anëtarëve të këtij komisioni.

Përmes një shkrimi në Twitter  ka thënë se tash ky institucion i rëndësishëm zgjedhor mund të rifillojë punën për demokracinë e Kosovës.

“SHBA mbështet Kosovën në ndërtimin e besimit të qytetarëve në institucionet qeverisëse. Urime për 8 emërimet në KQZ, të cilët tani mund të rifillojnë punën e saj jetike për demokracinë e Kosovës.

Pres për të parë dy emërimet e mbetura”, shkruan diplomati amerikan në llogarinë e tij në Twitter.

Exit mobile version