Site icon Telegrafi

SHBA: Marrëveshja në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është hap i përparimit historik

Ambasadat e SHBA-së në Shkup dhe në Sofje, përmes një kumtese të përbashkët, ka përshëndetur harmonizimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë përmes Maqedonisë dhe Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Marrëveshja i konfirmon lidhjet e afërta mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe e demonstron vullnetin e mirë nga ana e të dy shteteve për të forcuar bashkëpunimin në interes të qytetarëve. Angazhimi i tillë përfaqëson shembullin e guximit për të zgjidhur kontestet në mes dy vendeve dhe konfirmimin e politikës stabile dhe forcimin e zhvillimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në kumtesën e përbashkët.

Më tej në kumtesë SHBA i përshëndet Maqedoninë dhe Bullgarinë për këtë hap historik të përkushtuar drejt ardhmërisë, njofton AIM.

Qeveritë e dy vendeve duhet të nënshkruajnë Marrëveshjen më 1 gusht në Shkup. /Telegrafi/

Exit mobile version